Dy netë më parë në qytetin e Vlorës, nga një konflikt me armë në qytetin në një lokal mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë. Mes të plagosurve ishte dhe një femër shoqëruesja e viktimës, një klient dhe kamarieri i lokalit.
Fillimisht u dyshua se ngjarja kishte ardhur si pasojë e gakmarrjes pasi viktima 33-vjeçari Ergys Gjioveshi ishte dënuar më parë për vrasje në bashkëpunim. Një ngjarje kjo që kishte ndodhur kur Gjioveshi ishte ende i mitur.
Më vonë Policia e Vlorës kapi një nga të dyshuarit e vrasjes duke sqaruar se konflikti kishte ardhur për një grindje të çastit. Nga ana tjetër një mesazh mjaft të ndjerë ka pasur njëri prej miqve të Gjioveshit. Ai shkruan se njerëzit gjykojnë shpeshherë pa të drejtë.
MESAZHI I MIKUT TË Ergys Gjioveshit:
Vëllai im apo burazer se kshu i flisnim njëri tjetrit më vjen keq që u ndave kaq i ri në këtë jet.
Rri e shof disa persona tani që komentojnë nëpër faqet e portaleve komentojn fjal pa lidhje pa të njohur kush ishe, o burazer nuk e din që jepje zemren ndimoje kë do, nuk e din që ishe nje djal i mirë dhe i respektushëm.
Ju lutem shumë o njerz mos shkruani komente pa lidhje kur nuk e njini një njeri që ka vuajtur gjithë jetën
Një djal që e respektonte gjithë Vlora dhe jo vetëm.
Ah o burazer nuk të deshi fati po jepu forc motrave dhe prindërve të tu ta kalojn këtë dhimbje sidomos nënës tende që e ke të sëmurë.
Vëllai im do më mungosh do më mungojn shakatë e tua dhe mendimet që më ke dhënë gjithmonë, vëllai im i lutem zotit të të çoj në parajsë se aty meriton të jesh.
LAMTUMIR BURAZER NGUSHELLIME FAMILJES ?? kushtuar ERGYS GJIOVESHIT (E.K/SHUPLAKA)