Kryeqyteti i Greqisë, Athina, ka qenë mbrëmjen e djeshme në shtetrrethim, ndërsa në pranga nga ana e policisë janë vënë 19 persona, për shkak të episodeve të dhunshme që zgjatën për 6 orë.
Episodet filluan menjëherë pas demostratës paqësore për 45-vjetorin e kryengritjes studentore të Politeknikumit kundër diktaturës greke të Juntas (Hunta).
Luftë me molotov, lëndë kimike e sulme me gurë e armë të ftohta në zonën e Politeknikumit dhe Eksarhia në qendër të Athinës mes policisë greke dhe antiqeveritarëve e grupeve të tjera ekstremiste. Nga të dy palët kishte të plagosur lehtë, madje janë kërcënuar edhe gazetarët.
Episode dje pasdite dhe në vijim gjatë natës ka patur edhe në Selanik, në Iraklio Kretë si dhe në qytete të tjera të vendit, më të kufizuara.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post