Vetëm pak minuta më parë simpatizantët e opozitës kanë hedhur dhjetra flakadanë dhe fishekzjarre në oborrin e Kryeministrisë.
Ende nuk janë të qarta arsyet pse janë hedhur këto flakadanë dhe fishekzjarre. Po ashtu siç shihet edhe në këtë video situata po agravohet. Ende po qëndojnë para kryeministrisë dhe nuk janë të paktë në numër.
Ndoshka kjo mini revoltë mund të ketë lidhje me lajmin që ka qarkulluar ditët e fundit në media, se ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha po përgatitet një atentat për eleminimin fizik të tij.
Kjo video është pblikuar nga Opinion.al dhe gjithçka duhet një rrëmujë. Demokratët qëndrojnë me tre turne në çadër.
Duhet të theksojmë që opozita për më shumë se një muaj e gjysmë ndodhet në çadër dhe kërkon qeveri tenike. Partia Demokratike nuk është rregjistuar as në zgjedhjet e 18 qershorit pasi kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme. (J.V/Shuplaka)