Një incident është shënuar sot në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku në një nga restorantet që ndodhet në katin e dytë dilte një tym i madh. Kjo ka shkaktuar mjaft panik tek udhëtarët, mirëpo zëdhënësja Valentina Gara ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë incident zjarri por për një dëmtim të një pajisje të kuzhinës.
“Një nga pajisjet e kuzhinës në një nga restorantet e aeroportit ka shkaktuar tym pa rezultuar në zjarr me ç’rast nuk ka pasur nevoje për intervenim te zjarrfikësve. Me ane të sistemit të veçantë të ventilimit për raste të tilla që posedon terminali i ri është mënjanuar ky tym tërësisht dhe është larguar pajisja nga kuzhina e restorantit në fjalë”, ka deklaruar zëdhënësja.
Sakaq, Klan Kosova raporton se situata është plotësisht nën kontroll nga personeli i aeroportit. Ngjarja që ka ndodhur në orët e pasdites dhe ka shkaktuar mjaft panik tek qytetarët që ishin të pranishëm në terminalin e Aeroportit. (D.D/Shuplaka)