13:46 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

U-17/ Kombëtarja shqiptare turpërohet në Tiranë 0-3 nga Luksemburgu

15:41 | 06/09/2024
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
U-17/ Kombëtarja shqiptare turpërohet në Tiranë 0-3 nga Luksemburgu

Kombëtarja shqiptare U-17 zhvilloi sot takimin e dytë miqësor me Luksemburgun U-17. Ndeshja e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit” përfundoi me fitoren e Luksemburgut me rezultatin 3-0.

Trajneri Tedesco e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Luksemburgut: Daniel Culi (GK), Fabian Nuhaj, Kris Gecaj (C), Darli Kurti, Ernesto Marqeshi, Andreas Llana, Evangelos Gjoka, Alen Vukaj, Enis Redzepi, Gabriel Kulla dhe Emiljano Mihana.

Shqipëria U-17 e nisi më mirë ndeshjen, por i mungoi fati në disa raste të pastra për shënim. Kur gjithçka po shkonte drejt fundit në pjesën e parë, miqtë zhbllokuan rezultatin dhe fraksioni i parë u mbyll 1-0.

Pjesa e dytë nisi me disa ndryshime për Shqipërinë, ndërsa Luksemburgu shënoi edhe golin e dytë. Kuqezinjtë u munduan të reagonin por pa sukses. Skuadra e Luksemburgut realizoi edhe golin e tretë. Në fund miqësorja e dytë u mbyll 3-0 për miqtë.

Ndeshjet miqësore me Luksemburgun ishin një mundësi e mirë për trajnerin Tedesco për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve, si edhe për të kolauduar grupin përfundimtar që do të ketë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”.

Kuqezinjtë janë pozicionuar në grupin 3 së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe, ndërsa ndeshjet do të luhen në muajin tetor në vendin tonë.

Pas

Tiranë, u dënua 2 vite mashtrim, 32-vjeçari arrestohet tek Komuna e Parisit

Para

SHBA/ Thellohet kriza brenda Republikanëve, Liz Cheney thotë se do votojë për Kamala Harris! Demokratët hapin vende në qeveri për të ‘arratisurit’ nga Trump

Para
SHBA/ Thellohet kriza brenda Republikanëve, Liz Cheney thotë se do votojë për Kamala Harris! Demokratët hapin vende në qeveri për të ‘arratisurit’ nga Trump

SHBA/ Thellohet kriza brenda Republikanëve, Liz Cheney thotë se do votojë për Kamala Harris! Demokratët hapin vende në qeveri për të ‘arratisurit’ nga Trump

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjedhjet/ Rama thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni, është detyrë qytetare dhe patriotike

Goditi komisionerin e PS, gruan e tij dhe një votuese, arrestohet simpatizanti i PD në Pogradec

Përplasja e Nokës me qytetarët në qendrën e votimit në Vorë, Celibashi: Partitë që kanë ankesa të na drejtohen ne

Tiranë/Dy qytetarë arrestohen për fotografimin e votës,akuzohen për “Shkelje të fshehtësisë së votimit”

Celibashi zbret në terren për të monitoruar procesin zgjedhor, kreu i KQZ viziton një QV në Vorë

Zgjedhjet e 11 Majit/ Pjesëmarrja në votime deri në orën 13:00 kalon 26%

Fier: PS akuzon drejtuesit e PD-së për bllokim të qëllimshëm të votimeve – paralajmëron kallëzime për presion ndaj komisionerëve

A do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve nëse PD nuk fiton? Përgjigjet Berisha

Ndërpritet votimi në një tjetër QV të Elbasanit, persona të panjohur hyjnë në qendër, kërkohet ndërhyrja e policisë

Berisha falënderon qytetarët që kanë votuar: “Votoni për veten, për familjen dhe për të ardhmen e Shqipërisë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.