Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në tiranë 13 vjeçari me iniciale J.N., i cili u aksidentua pasditen e së premtes në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës (lexo këtu).
13 vjeçari humbi kontrollin e makinës që po drejtonte dhe u përplas me një pemë në krah të rrugës. Në aksident u plagos edhe një 16-vjeçar i cili ndodhej në mjetin e përfshirë në aksident
Mësohet se 13-vjeçari e kishte marrë makinën pa dijeninë e prindërve të tij.
(F.GJ/FAXWEB.AL)