Policia e Dibrës ka arrestuar një 48-vjeçar me inicialet N.D, i cili gjatë ditës së djeshme në aksin Bulqizë-Shupenzë, përplasi mjetin e tij, dhe e braktisi më pas duke u largua nga vendngjarja. Pas arrestimit ka rezultuar se 48-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur është aksidentuar.
Njoftimi i policisë:
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohet nga Policia 48-vjeçari.
Më datë 02.10.2021, rreth orës 17.00, shtetasi N. D., duke drejtuar automjetin e tij, në rrugën nacionale Shupenzë-Bulqizë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe më pas ka braktisur automjetin.
Shtetasi N. D., është gjetur dhe shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, ku pas kryerjes së alkooltestit ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.79 mg/l, dhe i pa paisur me leje drejtimi.
Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët e sektorit të Policisë Rrugore, në DVP Dibër, është bërë arrestimi i shtetasit N.D., 48 vjeç, banues në Bulqizë, dhe materialet procedurale në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post