Një grua është aksidentuar dje tek Stacioni i Trenit në Durrës, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i saj. Policia përmes një njoftimi zyrtar ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, për identifikimin e saj, e cila është në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës Tiranë.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një shtetase, e cila është aksidentuar dje dhe ndodhet në spital në gjendje serioze për jetën. Më datë 15.07.2018, tek Stacioni i Trenit , Durrës shtetasi D.Xhafa ( është arrestuar) duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar një shtetase këmbësore, e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe. E aksidentuara ndodhet në Reanimacion në Spitalin e Traumës Tiranë. Është rreth 1.60 cm e gjatë, më flokë në ngjyrë të zezë të shkurtra. Në momentin e aksidentit ka pasur të veshur një palë shapka ngjyrë blu, xhinse ngjyrë blu, një bluzë ngjyrë blu dhe një kapele verore në kokë. Çdo shtetas, i cili ka ndonjë informacion që ndihmon në identifikimin e saj është i lutur të telefonojë në numrin 0694110217.