Ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë, i mituri që u aksidentua gjatë mbrëmjes së djeshme në Gjirokastër. S.Piperi, 11 vjeç, u aksidentua dje në vendin e quajtur ‘Ura e Capos’, në aksin Gjirokastër Kakavijë, dhe nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marrë.
Ndëkohë që Policia njoftoi dje se arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 45 vjeç, i cili drejtonte automjetin tip “Renault”, që përplasi 11 vjeçarin. Vijojnë hetimet në lidhje me rrethanat e këtij aksidenti me pasoja të rënda.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.