05:27 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U aksidentua në Kavajë, 37-vjeçari italian apel për drejtësi: Pasi dola nga spitali zbulova që isha unë fajtori. Nuk e di sesi e bënë, falsifikuan, manipuluan…

16:10 | 12/04/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
U aksidentua në Kavajë, 37-vjeçari italian apel për drejtësi: Pasi dola nga spitali zbulova që isha unë fajtori. Nuk e di sesi e bënë, falsifikuan, manipuluan…

Italiani Ariel Iannarelli, sipërmarrës u aksidentua mbrëmjen e 6 dhjetorit, teksa zbriti nga makina e ortakut të tij shqiptar për të shkuar në banesë.

Ai u përplas   nga një makinë në rrugën dytësore Golem-Plepa, te vendi i njohur si Shkëmbi i Kavajës por që prej asaj dite gjërat nuk shuan shumë mirë. Gjithçka çaloi te drejtësia shqiptare. 

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës e pushoi çështjen penale ndaj drejtuesit të automjetit që e aksidentoi, një 27-vjeçar nga Golemi. Po kështu 27-vjeçari u largua nga Shqipëria. Këtë histori e sjell në vëmednje të publikut Top Channel ku edhe i riu shprehet për këtë ngjarje: Pasi dola nga spitali zbulova që isha unë fajtori. Nuk e di sesi e bënë. Falsifikuan, manipuluan? Duket qartë që diçka ka ndodhur. Nuk ka një kartelë klinike. Shkruhet: plagë të lehta sipërfaqësore. Unë rrezikova jetën. Kam muaj në spital. Duhet të bëj operacione. Si e bëri Prokuroria këtë? As Ambasada (italiane) ime s’më ka ndihmuar. Tani e kuptoj se çfarë është korrupsioni. Nuk më kanë pyetur asgjë në polici. Prokuroria nuk e gjeti fajtor atë djalin. Si dolën në këtë përfundim?”.  

Më tej 37-vjeçar  rrëfen se në spital e vizitoi i ati i drejtuesit të mjetit, duke i kërkuar një marrëveshje. 

“Nuk është e drejtë që një njeriu, i cili vjen nga jashtë të investojë këtu, i duhet të kalojë këtë situatë që kalova unë. Kjo që më ndodhi mua mund të ndodhte në çdo vend në botë, por ata që kanë në dorë ligjin e bëjnë dallimin. Është ajo që ndodhi më pas që e bën skandaloze. S’e kuptoj si e kanë punuar. Kush gaboi duhet të paguajë. Shpenzimet i heq të gjitha unë. Unë me paterica endem nëpër gjykata. Në Itali kjo s’do të kishte ndodhur kurrë. Kjo është e turpshme!”,  shprehet ai. 

Kalvari i mundimeve në drejtësinë shqiptare nuk kanë të përfunduar për 37 vjecarin. Në fund të muajit shkurt, Iannarelli i është drejtuar Gjykatës së Durrësit me një ankim kundër vendimit të pushimit të çështjes penale dhe pret që çështja të rihapet. Ai thotë se mjeti që e aksidentoi nuk ishte ai i deklaruar nga oficeri i Policisë Gjyqësore, një “Benz” i blerë një ditë para aksidentit, por një fuoristradë e bardhë, gjë që e dëshmon dhe ish-ortaku i tij, Genti Meçaj. I riu bën apel që të vihet drejtësi për çështjen e tij. (J.V/Shuplaka)

Pas

Moment i tmerrshëm për gjyshërit, nipi i tyre përfundon nën shinat e trenit (VIDEO)

Para

S’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, por Aurora Sulçes s’i dridhet dora. Shikoni ç’i bën ministres dhe Gentian Salës në studio (VIDEO)

Para
S’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, por Aurora Sulçes s’i dridhet dora. Shikoni ç’i bën ministres dhe Gentian Salës në studio (VIDEO)

S’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, por Aurora Sulçes s’i dridhet dora. Shikoni ç'i bën ministres dhe Gentian Salës në studio (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.