Pesë ditë pasi u aksidentua nga një automjet, Zelije Ceka ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Një automjet e përplasi atë të mërkurën e kaluar së bashku me bashkëshortin, Fatmir Cekën, të cilët ishin duke kaluar rrugën. Bashkëshorti i saj ndodhet në trajtim intensiv në Spital.
Kujtojmë se aksidenti ndodhi në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Pajovë. Ata ishin duke kaluar rrugën në momentin që u përplasën nga një makinë. Në polici është shoqëruar drejtuesi i mjetit me inicialet M.B.
Ndërkohë në deklaratën e saj zyrtare Policia e Elbasanit njoftonte se dy këmbësorët ishin përplasur nga një automjet dhe ndodheshin jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi që dha policia për ngjarjen:
Në aksin rrugor Peqin- Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin M.B., ka aksidentuar dy shtetas ( bashkëshortë), këmbësorë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)