Enver Levanaku ka rënë nga godina e një shkolle në Tiranë në lagjen rruga e “Kastriotëve”, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë policia ka dhënë një deklaratë në lidhje me ngjarjen, ku ka konfimuar se në rrugën “e Kastriotëve” duke punuar , tek godina e një shkolle aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Lidhur me ngjarjen ka folur për Fax News edhe një banorë e cila ka rastisur pranë vendit ku ndodhi aksidenti, duke thënë se shkolla “Qiriazi” ku punonte e trajtonte shumë mirë duke shtuar se nuk ka asnjë përgjegjësi dhe se ngjarja ka qenë aksidentale.
“Ai është rrëzuar aksidentalisht, nuk e di si ka rënë, dua të ngushëlloj familjen. Di që kam pas një ambjent të përshtatur si lokal dhe vinte herë pas here. Ai nuk kishte koleg tjetër punonte i vetëm. Më vjen keq që është lakuar edhe shkolla ndërsa ka qenë trajtuar si pjestar i saj, ishte shumë i kënaqur e punën që bënte. Nuk di nëse ka qenë punëtor I ndonjë kompanie. Nuk ka faj shkolla për këtë ngjarje, ai është trajtuar shumë mirë në ambientet e këtij kolegji, ndjehej si në shtëpi. Nuk jam dëshmitare e kompanisë, më vjen keq për vdekjen e tij, nuk ka asnjë faj shkolla. Ngushëllimet më të sinqeta familjes, kështu paska qenë e shkruar. Mora vesh rrugës për atje, nuk e kam detyrim të ndalohem. Unë jam Davita Beleshi, ishte një punëtor shumë I madh. Aksidentin nuk ia uroj askujt, është ngjarje aksidentale”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)