Disa ditë pas ngjarjes së rëndë ku një 47-vjeçar u vetëvar në shtëpinë e tij në fshatin Gjashtë të Sarandës, policia lëshoi një komunikatë ku si shkak i vetëvarjes sipas saj ishte bërë një grindje bashkëshortore.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten për motive të dobëta.
“Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, ku shtetasi A.D. është gjetur i vetëvarur me kabull elektrik nga familjarët e tij dhe pasi është nisur drejt spitalit të Sarandës për ndihmën e parë ka ndërruar jetë rrugës për atje. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten për motive të dobëta”, -shkruan Policia në njoftimin zyrtar.
Megjithatë gjatë marrjes në pyetje, bashkëshortja e viktimës ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se mes tyre nuk kishte pasur asnjë debat, shkruan Panorama.
Mësohets e Arsen Dauti kishte kohë që vuante nga një gjendje depresive, madje kohët e fundit ishte tepër i rënduar tregojnë të afërm të tij.
Kjo e fundit nga dëmtimet që mori në atë kohë u shtrua edhe në spital. Në shkurt të këtij 47-vjeçari ishte arrestuar përsëri, pasi ishte dënuar me 1 muaj burg për “veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.
Familjarët ndryshe nga policia mohojnë grindjen mes bashkeshorteve si shkak i kesaj ngjarjeje.
(M.D/Shuplaka)