Ditën e sotme në të gjitha mediat rozë u përfol se Tea Zhuli ish-banore e BBA ka vjedhur stilimet e stilistes së njohur shqiptare Mimoza Kamberi. Kjo e fundit kontaktoi me “Blitz.al” dhe akuzoi Tean se në koleksionin e saj të fustaneve të prezantuar para disa ditësh ka kopjuar modelet e stilistes.
Kamberi ka publikuar edhe komunikimet sistematike në ‘Whats app’ me Tea Zhulin, ku e qorton atë se nuk i kishte bërë pagën e kursit, kishte vjedhur idetë dhe fustanet nga dyqani fshehurazi. E në fund, i kishte bërë bllok në “Instagram”. Sipas Kamberit, është shumë e lehtë të vërtetojë deklaratat e saj, sepse dyqani është i mbushur me kamera.
Mirëpo pas kësaj ka reaguar edhe ish-banorja e BBA e cila ka preferuar të injorojë mesazhet dhe akuzat e stilistes duke publikuar në Instagramin e saj një video ku duket duke punuar mbi krijimet e reja të saj.
“Puna me laps e letër vazhdon të hënën” – shkruan Tea në postimin e saj.
Në këtë video pati edhe shumë komente ku në sy ra dikush që i përmendi asaj lajmin e ditës që ajo kishte vjedhur stilimet e Mimoza Kamberit.
“Se ç’doli një artikull që ja paske vjedhur idetë një stilisteje” – i shkruan dikush Teas.
Menjëherë ajo replikoi me sportivitet duke i’u kthyer komentueses: “E më duket sikur doli… Punët e mia flasin edhe do flasin vetë”.
‘’Flliqet” ish-konkurrentja e Big Brother, stilistja e nxjerr zbuluar (Sms-të kompromentuese)