Shkrimtarja Diana Çuli sqaron ngjarjen që ka ndodhur rreth 48 vjet më parë në kohën e diktaturës, ngjarje për të cilën Agron Tufa e akuzon indirekt si vrasëse të Genc Lekës dhe Vilson Bollmshit.
Bëhet fjalë për ekspertizën letrare të poezive të Lekës dhe Bollmshit, të realizuar nga Çuli, për të cilën u dënuan me vrasje dy poetët.
“Unë kam folur edhe më parë për këtë ngjarje. Pastaj është hapur përsëri çdo 2, 3, apo 4 vjet. Në 2007-ën kam dalë dy herë në emisionin e Blendi Fevziut, kam thënë jam këtu nuk do largohem kurrë nga Shqipëria, kërkoj të zbardhet kjo cështje deri në fund, roli im në këtë. Ku jam? Jam këtu dhe pres gjithçka të ndodhë kjo. Kam dhënë konferencë për shtyp, i kam kërkuar ndjesë publike familjes Leka që është përmendur edhe emri im në këtë çështje, por unë nuk e ndjej veten përgjegjëse. Kjo ka ndodhur 48 vjet më parë por po sillet sikur të ketë ndodhur në demokraci. Ajo që më është bërë mua gjithë këto vite, e shkruar e bardhë në të zezë është shumë e rëndë, akuzat janë shumë të rënda. I numërova se ku kam folur. Nga 2007 deri më sot e kam thënë. Nëse më lejoni të flas, zoti Bollshmi prej 15 vjetësh, madje 23 vjetësh e ka çuar çështjen për shtyp. Nuk dua ta akuzoj, sepse e kam kuptuar dhimbjem e tij, i përkiste një dhimbje shumë të madhe, por zoti Dollshmi ka shumë artikuj ku shpjegon të dhëna të tjera plotësuese të kësaj historie.
Kthehemi 42 vjet prapa, sapo kam hyrë në gazetën “Drita”, është arrestuar Lubonja për mendime të gabuara, sa ka ndodhur plenumi 4, ka rënë bomba mbi kulturën dhe artin, është arresatuar Todi Lubonja dhe Tedi Pacarami për mendime të gabuara në kulturë dhe art, është anatemaur Xhevahir Spahiu nga vetë Enver Hoxha si sartrian, është anatemuar Moikom Zeqo nga Mehemet Shehu si dekadent që janë akuza shumë të rënda nga krerët e shtetit, është krijuar një luftë e madhe në shtyp duke ngritur rininë për të anatemuar romanin “Dimri i vetmisë së madhe” të Ismail Kadaresë, në këtë atmosferë unë dhe një grup tjetër të rinjsh, ishte drangul lidhja e shkrimtarëve se ishin pushuar të gjithë nga puna në pleniumin katër.
Në këtë atmosferë unë dhe një grup tjetër të rinjsh, në atë periudhë kisha sektorin e poezisë, s’ishte diktatura as e Causheskut por ishte diktatura më e rëndë e Enver Hoxhës dhe nëse dilte gazeta Drita të dielën deri të majtën na dridhej gjaku që zyra e shtypit e komitetit qëndror mund të ulërinte dhe të thoshte vjersha dekadente, tregim skandaloz, ndalohet gazeta, kush është redaktori. Ekspertiza letrare ishte një detyrim. Mua më ka ardhur hetuesja, e shoqëruar, sigurisht që nuk të thuheshin hollësitë, jetojmë në kohën e realizmit socialist.
Erdhi vetëm cikli i poezive të Genc Lekës, unë si redaktore e poezisë që isha, më thanë do bësh një analizë për këto vjersha, unë nuk jam e zonja dot që të them se cili ishte ekuilibri i mendimeve të mia, pasi ishte absolutisht detyrim ligjor. Me logjikën time të sotme, unë them që edhe në atë moshë paskam patur një lloj maturie dhe nuk e paskam shkruar shumë të rëndë aktekspertizën.
Unë po e them siç ka qenë realiteti, nuk e kam thënë që të shtyheshin lexuesit kundër, ka paqartësi kam thënë, pesimizëm për të ardhmen në këto poezi, por nuk kam thënë për të ardhmen e realizmit socialist, nuk kam thënë asnjë fjalë që ta rëndonte këtë njeri që as nuk e njihja. E kam dëgjuar për herë të parë ngjarjen në ’94-ën. Si ka mundësi që u dënua dhe për shkak të precensës sime u habita. Për dënim me vdekje nuk është nxjerrë kështu.
Unë habitem sesi juve zoti Agron jeni marrë vetëm me këtë segment të dënimit të tij, të gjithë këta kanë qenë akuza të tjera. Unë e mendoj, nuk e quaj veten pëgjegjëse për vrasjen, hapeni dosjen, jo me emocion dhe të bërtisni gjithandej, unë ndihem tmerrësisht keq për dhimbjen e Genc Lekës dhe Dollmshit.”, shprehet Çuli e ftuar në emisionin “Top story” të gazetarit Sokol Balla.
Ditë më parë përmes një postimi në “Facebook”, Agron Tufa akuzoi Diana Çulin që përmes ekspertizës së saj letrare çoi drejt vrasjes dy poetë.
“Diana Çuli rezulton, sipas aktekspertizës, që hartoi ajo për Sigurimin e Shtetit, në mos vrasëse në kuptimin e drejtpërdrejtë, atëherë pjesëmarrëse në dënimin fatal të poetit martir Genc Leka me pushkatim.”, shkruante Tufa. (D.D/Shuplaka)