13:30 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

U akuzua se dhunoi përfaqësuesin e Partisë Demokratike, reagon kreu i Bashkisë së Pukës

10:52 | 03/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
U akuzua se dhunoi përfaqësuesin e Partisë Demokratike, reagon kreu i Bashkisë së Pukës

Bashkia e Pukës ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike për dhunë. Sipas PD-së kreu i Bashkisë së Pukës kishte ushtruar dhunë mbi kreun e grupitseksionit të kësaj Partie, Demir Hyseni. 

Sipas Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj nuk ka e dhunuar Demir Hysenin, pasi nuk ka pasur asnjë kontakt më të.
 
Më tej në deklaratë thuhet se operacioni për lirimin e hapësirave publike që po shtrihet në të gjithë qytetin e Pukës po drejtohet në terren nga nënkryetari i bashkisë, Astrit Kuçi.
 
“Bashkia Pukë dhe as kreu i saj, z. Gjon Gjonaj nuk ka dhunuar z.Demir Hyseni, pasi nuk ka pasur asnjë kontakt më të. Operacioni për lirimin e hapësirave publike po drejtohet në terren nga nënkryetari i bashkisë, z. Astrit Kuçi.

Bashkia është detyruar të ndërmarr këtë operacion përmes Policisë bashkiake, pasi kishte njoftuar disa herë pronarin e subjektit privat, z. Demir Hyseni për lirim të hapësirave publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e tyre në shërbim të qytetarëve po shtrihet në të gjithë qytetin e Pukës. Pretendimet e justifikimet për goditje politike janë veçse shpifje që kanë për qëllim të pengojnë Bashkinë Pukë.

Nëse dikush kërkon të përfitoj politikisht, duke u nisur nga fushata elektorale dhe nën petkun e pozicionimeve politike, ne nuk kemi kohë që të lemë qytetin peng të individëve të caktuar që e konsiderojnë veten të paprekshëm për shkak të Politikës.

Në Pukë përpara ligjit do të jemi të gjithë të barabartë, ndaj duke hedhur poshtë shpifjet e Partisë Demokratike i bëjmë apel të gjithë subjekteve që janë njoftuar për lirimin e hapësirave publike, të veprojnë menjëherë, pasi Policia bashkiake do të ndërhyjë për lirimin e hapësirave përpara lokaleve.  

Puka nuk mund të jetë më peng i individëve të caktuar që pasi e kane vjelur mirë, tani kërkojnë dhe uzurpimin e hapësirave në shërbim të qytetarëve”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e PD:

Partia Demokratike dënon dhunën e ushtruar sot nga kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj dhe veglat e tij, ndaj kryetarit të grupseksionit të PD dhe shtabit të fushatës, Demir Hyseni.

Demir Hyseni ka qënë vazhdimisht nën presionet dhe kërcënimet e kryetarit të Bashkisë Pukë, që është në fakt një mercenar i Frrokut, por sot, me nisjen e fushatës elektorale, është bastisur dhe dhunuar prona e funksionarit demokrat.

Pa marrë në konsideratë dokumentacionin e Hysenit që tregon ligjshmërinë e aktivitetit të tij, Kryetari i Bashkisë së Pukës, ka urdhëruar shkatërrimin e biznesit të Hysenit thjesht për motive politike.

Partia Demokratike i kërkon qeverisë dhe autoriteteve të ndërhyjnë menjëherë dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore kryetarin e Bashkisë Pukë, dhe cdo polic që është bërë pjesë e urdhërave të paligjshëm dhe politik.​ (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: akuzat per dhuneBashkia Pukekreu i bashkisepuke
Pas

Basha-Metës: SHPK-ja jote drejt falimentimit, merre me qetësi dhe dashuri

Para

Kultivim droge, 2 persona arrestohen dhe 2 të tjerë shpallen në kërkim në Vlorë

Para
Kultivim droge, 2 persona arrestohen dhe 2 të tjerë shpallen në kërkim në Vlorë

Kultivim droge, 2 persona arrestohen dhe 2 të tjerë shpallen në kërkim në Vlorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal, kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite, favorizohen vrasës e të dënuar përjetë! Sulmon Dumanin e Gjokën

Rama: Arkitektët do mbajë përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti

Tiranë/ Intensifikohen kontrollet rrugore, 54 të proceduar për parkim të gabuar, dhjetëra mjete të bllokuara dhe 39 arrestime për…

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Vrasja makabre e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë vajza dhe gruaja e viktimës së bashku me bashkëpunëtorin Çlirim Dogani

Vriten 38 palestinezë në sulmet izraelite në Gaza

Afera Partizani/ ‘Duam gjykim nga Gjykatë tjetër’, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan sot mandatet për Elbasanin, Durrësin e Fierin

Faza përfundimtare e garës për kreun e ri të BKH, 7 kandidatët zhvillojnë sot intervistën me Dumanin dhe prokurorët e SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.