Dy këshilltarët e LSI, Genta Mezinit edhe Agim Kraja votuan ditën e djeshme rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
Ka qenë këshilltari Agim Kraja, i cili ka reguar, duke thënë se do braktisë partinë që e shkarkoi, por s’mbaron me kaq. Aii quan shpifje deklaratat për korruptim dhe thotë se ka gati një padi për LSI.
Kujtojmë që Kraja ka reaguar edhe ditën e djeshme ndaj deklaratave të nënkryetarit të LSi, Luan Rama, i cili tha se nuk ishin këshilltarët e LSi ata që voton pro rritjes së çmimit të ujit.
Reagimi i plotë:
Distancohem nga deklarata e kolegëve që bojkotuan dje mbledhjen. Bojkoti nuk i shërben qëllimit tonë për t’i shërbyer Tiranës. Deklaratat për gjoja korruptim janë pa kuptim dhe pa asnjë bazë dhe do jetë objekt i një padie penale për shpifje në gjykatën e Tiranës. Në këto kushte distancohem nga LSI i bindur që do e kuptojnë që bojkoti i këshillit nuk çon asgjëkund. Respekt për bashkëpunimin në këto vite me çdo drejtues dhe anëtar të kësaj partie. Do vazhdoj kontributin tim në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe në politikë gjithmonë në interes të qytetarëve larg interesave partiake.
(S.SH/Shuplaka)