12:33 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U akuzuan se janë të infiltruarit e Ramës në protestën e Zharrëzës, Organizata Politike ka një përgjigje për këtë

14:55 | 28/02/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
U akuzuan se janë të infiltruarit e Ramës në protestën e Zharrëzës, Organizata Politike ka një përgjigje për këtë

Organizata Politike është një lëvizje që operon prej disa kohësh në vendin tonë. Madje ata janë vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit sidomos për shkak se akuzohen nga disa media se kanë qenë të infiltruarit e Ramës për të prishur takimin e Bashës me banorët e Zharrëzës.

Qëndrim i Organizatës Politike mbi zhvillimet lidhur me protestuesit e Zharrëzës:

Në ditët e fundit, makineria mediatike pranë Partisë Demokratike është mobilizuar për të na akuzuar si të infiltruar në mes të protestuesve me qëllim sabotimin e takimit të tyre me liderin e opozitës dhe dështimin e protestës në përgjithësi, si të financuar nga organizma gjysmëreale e gjysmëfiktive etj. Na lind detyra dhe përgjegjësia për të bërë një kronologji të ngjarjeve, duke dhënë sqarim për të gjithë qytetarët, mbështetësit dhe simpatizantët tanë.

Aktivistët e Organizatës Politike kanë qenë në kontakt me protestuesit e Zharrëzës që në protestat e tyre të para, në tentativat për bllokimin e rrugës automobilistike dhe më pas grevën e urisë. Kemi ofruar ndihmë, me ato pak mjete logjistike që kemi dhe me solidaritetin në kauzë të përbashkët me këdo që e gjen veten të shtypur e të nëpërkëmbur nga pushteti dhe oligarkët vendas e të huaj.

Organizata Politike është e bindur se kasta e partive politike në vend nuk ka përfaqësuar kurrë në 26 vjet interesat e shumicës, së përbërë nga shtresat sociale më në nevojë, por i ka shërbyer vetëm interesave klientelisto-biznesore herë të njërit krah e herë të krahut tjetër. Pamjet e mediatizuara të liderëve partiakë që qajnë halle me popullin kanë shërbyer vetëm për përfitimin e kapitalit politik në periudhë fushatash elektorale.

Për këtë arsye, në kauzat sociale të cilat i kemi ngritur apo mbështetur, na është dashur shpesh të përballemi dhe të zbythim tentativat e figurave të diskredituara politike për t’u afruar me qëllim pastrimin e imazhit politik prej hajdutësh me çizme, si në rastin e protestës kundër importit të armëve kimike, në protestat kundër reformës në arsim apo kundër betonizimit të Parkut të Liqenit.

I tillë ishte rasti me banorët e Zharrëzës. Banorët na bënë me dije se protesta e tyre ishte jopartiake dhe synonte t’u bënte thirrje gjithë qytetarëve për bashkim në përpjekjen e tyre. Nëse banorët protestues do të ishin nisur me bindjen se PD-ja do t’i ndihmonte në kauzën e tyre, atëherë prania jonë do kish qenë e tepërt. Banorët, përkundrazi, e ndalën hapin para Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, jo te çadra e Lulzim Bashës.

Korit të banorëve që kërkonin largimin e të paftuarit Basha iu bashkuan edhe aktivistët tanë të pranishëm. Ne e quajtëm detyrë tonën mbështetjen e banorëve në zbythjen e Bashës dhe, po të qe nevoja, edhe të Berishës, Ramës, Metës e kujtdo fytyre tjetër të inkriminuar në sytë e popullit.

Dëshpërimi i banorëve, të nxitur edhe nga personazhe meskine që vinin rrotull, bëri që mes tyre të lindnin përçarje lidhur me qëndrimin që duhej të ishte mbajtur ndaj Bashës. Disa syresh na kërkuan me keqardhje të largoheshim, me shpresën se PD-ja do t’u ofronte mbështetje logjistike. Vullnetit të banorëve iu bindëm, duke shpresuar në zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës, por duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë tonë të përhershme ndaj kauzës së tyre.

Organizata Politike zotohet që në vazhdim të mbështesë sipas mundësive fizike çdo grupim punëtorësh, të papunësh, studentësh, minoritetesh, të nëpërkëmburish e të shtypurish, në çdo kauzë sociale, publike e qytetare të ndërmarrë prej tyre, aq herë sa të kërkohet mbështetja jonë dhe për sa kohë në kauza nuk do të përzihen figura të diskredituara të spektrit politik, qofshin këta PS-ista, PD-ista apo LSI-ista.

Kur në të majtë të kafshojnë pantallonat qentë e PS-së dhe në të djathtë qentë e PD-së, tregon se je në rrugë të drejtë. Rrugës së përpjekjes për të mos jetuar qençe.

 

Etiketa: Organizata politikeZharreza
Pas

Adelina Ismaili në muajt e fundit të shtatzënisë, ja si duket këngëtarja (FOTO)

Para

Socialisti braktis Edi Ramën dhe futet në çadrën e demokratëve, çfarë u tha të gjithëve përbri Lulzim Bashës (VIDEO)

Para
Socialisti braktis Edi Ramën dhe futet në çadrën e demokratëve, çfarë u tha të gjithëve përbri Lulzim Bashës (VIDEO)

Socialisti braktis Edi Ramën dhe futet në çadrën e demokratëve, çfarë u tha të gjithëve përbri Lulzim Bashës (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës, Policia vijon kontrollet për nivelin e zhurmave në zonat turistike

“Shkatërrues dhe klientelist!”/ Ina Zhupa: Është vërtetuar antikushtetueshmëria e ligjit për zonat e mbrojtura

Mbi 30 të vdekur pas shpërthimit të një fabrike kimikatesh në Indi

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

Trump për Elon Musk: Pa subvencionet e qeverisë ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut

Kuvendi i Kosovës nuk arriti përsëri të konstituohet, duke regjistruar dështimin e 40-të

Zbardhen 9 vjedhje. Vihen në pranga 2 autorët e tyre, me precedent për të njëjtin krim.

Zbulohet një plantacion me 165 fidanë kanabisi pranë kanaleve të ujitjes në Selanik, arrestohet shqiptari

1 vit pa Kadarenë, Spiropali: Ikonë që do të mbetet dëshmi e mendjes dhe e shpirtit shqiptar

Rama në Samitin e Shkupit: Jemi më pranë se kurrë anëtarësimit në BE, Plani i Përbashkët do të realizohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.