Bukurije Braka nga Elbasani u bë e njohur pak kohë më parë gjatë një turi të llogaridhënies në Cërrik, ku pati një debat me kryeministrin Rama, lidhur me problemin e saj të certifikatës së banesës.
Po përmes ankesës në Fax News, Bukurija tha se çdo gjë në takimet e Ramës ishte me skenar dhe atë nuk e kishin lënë që të fliste më tej, duke i ndërprerë fjalën.
Ndërkohë sot Bukurija ishte një nga personazhet e takimit të Ramës me koordinatorët e bashkëqeverisjes, ku u shpreh se problemi i saj ishte zgjidhur, edhe pse tha se administrata në bazë rri shumicën e kohës lokaleve.
Debati me Ramën:
Bukurije Braka: Unë jam Bukurije Braka nga bashkia e Cërrikut, problemi im ishte certifikata e shtëpisë, kisha aplikuar që në 2014-tën dhe na sorrollasnin dhe për gjëra që nuk ishte e nevojshme që të vinim këtu në kryeministri. Problemi mori rrugëzgjidhje, për 10 ditë vajza shkoi dhe mori certifikatën.
Rama: Mos fol me emocione këtu, se në Cërrik na mbyte, këtu pse përtypesh?
Braka: Unë kam një vërejtje zoti kryeministër, administrate poshtë duhet që të ketë të njëjtën sjellje si zonjat këtu që janë shumë të sjellshme dhe më kanë telefonuar disa herë. Po ta kishim këtë sjellje në bazë nuk ishte e nevojshme që të pyesim kryeministrin për një certifikatë
Rama: Si t’ia bëjmë?
Braka: Duhet një qelizmë e thellë, se atje në shumicën e kohës administrate rri në lokale.
(E.K/FAXWEB.AL)
Video 10 minuta nga fundi:
Discussion about this post