21:32 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U ankuan pronarët, qeveria Rama ul taksat për makinat luksoze

10:12 | 25/10/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
U ankuan pronarët, qeveria Rama ul taksat për makinat luksoze

Foto ilustruese

Në paketën fiskale 2020 qeveria ka lehtësuar taksimin për makinat e luksit duke amortizuar vlerën e tyre me 10% në vit.

Me ketë ndryshim, shpjegohet në relacion, Ministria e Financave po synon saktësimin e vlerës së mjetit për efekt të kritereve që duhet të përmbushë një automjet për t’u konsideruar automjet luksi. Aktualisht në ligjin “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, përcakton se “Automjet luksoz” konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme:

-Cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose

-Vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë.

Me ndryshimet e propozuara në këtë projektligj synohet që vlera e automjetit do të amortizohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur. Gjithashtu është parashikuar se vlera e shitjes së automjeteve të klasifikuara si “Automjet luksoz” nuk mund të jetë më e vogël se vlera e mjetit të amortizuar sipas amortizimit.

Ministria e Financave shpjegoi se ky propozim vjen si shkak i një numri të konsiderueshëm të kërkesë-padive në DPSHTRR në lidhje me uljen vit pas viti të vlerës se mjeteve të klasifikuara si mjete luksi. Të tilla kërkesa-padi  apo ankesat nga pronarët e mjeteve për çmimin e mjetit, janë një numër i konsiderueshëm, fakt ky i cili ngarkon me kosto financiare që rëndojnë statusin e DPSHTRR-së, si person juridik, publik, i cili vetëfinancohet.

Gjithashtu kanë ndryshuar penalitetet me qëllim unifikimin e gjobës për pagesë të vonuar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura me gjoba të vendosura për detyrime tatimore të të njëjtës natyre të parashikuara në ligjin për Procedurat tatimore.

Në nenin 4, pika 3 e ligjit aktual “Për Taksat Kombëtare” përcaktohet “…Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit. 18 për qind e të ardhurave vjetore nga kjo taksë i kalojnë buxhetit të qeverisjes vendore. Procedura e ndarjes së të ardhurave me buxhetet e njësive të qeverisjes vendore përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në numrin e mjeteve të regjistruara sipas njësive të qeverisjes vendore.”

Me ndryshimet e propozuara në këtë projektligj bëhet zëvendësimi i togfjalëshit “prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit” zëvendësohet me togfjalëshin “sipas nenit 114 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar” dhe togfjalëshi “18 për qind” zëvendësohet me togfjalëshin “25 për qind”.

Ndryshimet e mëtejshme synojnë rritje të komisionit që përfiton DPSHTRR, prej pesë për qind për taksën e regjistrimit fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze. Aaktualisht përcaktohet se për taksën e regjistrimit fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze, zero për qind.

Me ndryshimet e propozuara në këtë projektligj, taksa e regjistrimit fillestar dhe taksa e përvitshme për automjetet luksoze, bëhet 5 për qind.

Ky propozim vjen për arsye se DPSHTRR-ja duke qenë me statusin e personit juridik, publik, i cili vetëfinancohet dhe nga ana tjetër kostot janë relativisht të larta për ndryshime të kritereve për klasifikimin e mjetit si “automjet luksoz” në sistemin informatik. Mungesa e të dhënave për vlerën e mjetit në sistemin informatik e DPSHTRR ka bërë që puna për kontrollin, plotësimin dhe saktësimin e vlerës së mjetit, për të gjithë ato mjete të cilat mendohej se mund te klasifikohen si “automjet luksoz”, janë realizuar shpenzime përkatëse të konsiderueshme sidomos në burime njerëzore, në një kohë që DPSHTRR si agjent nuk përfiton asnjë të ardhur nga kjo taksë. Gjithashtu DPSHTRR, për të realizuar arkëtimin e taksave dhe për të qenë sa më afër taksapaguesve ka hapur zyra edhe në rrethe të tjera.

Gjithashtu këto ndryshime synojnë shtimin e kategorisë së personave me aftësi të kufizuara për t’u përjashtuar nga taksat vjetore të mjeteve të përdorura dhe përjashtimin nga pagimi i taksës vjetore të automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi.

Etiketa: edi ramataksa makina luksoze
Pas

‘Nami’ gjatë natës në Durrës, shoqërohen 17 punonjës të Kadastrës

Para

Dadoja i thyen kurrizin foshnjës 4 muajshe: Doja që të ndalonte së qari

Para
Dadoja i thyen kurrizin foshnjës 4 muajshe: Doja që të ndalonte së qari

Dadoja i thyen kurrizin foshnjës 4 muajshe: Doja që të ndalonte së qari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

Presidentja Osmani takon shefin e diplomacisë së Tanzanisë, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.