Pas publikimit të lejës për mbajtje arme për Genti Nderjaku, i cili u arrestua dy ditë më parë bashkë me Mariel Fierza, mikun e Lul Berishës, ka reguar Policia e Durrësit.
Sipas policisë Ndrenjaku nuk ka precedent të mëparshëm penal.
SQARIMI I PLOTË:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
Sqarim.
Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 03.10.2017 ku u arrestuan në flagrancë shtetasit Marjel Fierza dhe Genti Nderjaku, bëjmë me dije se: Shtetasi Genti Nderjaku është pajisur me leje për mbajtje arme zjarri VETËM në BANESË. Bazuar në autorizim e dhënë shtetasit të mësipërm i lejohet majtja e armës vetëm në banese. Nderjaku nuk ka precedentë penalë të mëparshëm. Ai ka dalë jashtë banesës me armën me vete duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Nderjaku është arrestuar nga Efektivet e Policisë Durrës pasi ai ishte pasagjer në mjetin tip ” Porsche” me drejtues shtetasin Mariel Fierza dhe gjatë kontrollit të mjetit iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri Bereta, njëra prej të cilave e dhënë me leje shtetasit G.Nderjaku. Shtetasi Genti Nderjaku në momentin e arrestimit nuk ka paraqitur autorizimin e dhënë nga organet kompetente mbi ushtrimin e së drejtës për mbajtjen e armës. Data e lëshimit të autorizimit është 23.08.2017 për armën e zjarrit tip pistoletë , marka Bereta, modeli PX4 STORM. Ky shtetas ka përfituar lejen për mbajtje arme me leje vetëm në banesë pasi ka përmbushur të gjitha kriteret që parashikon ligji. Ndërsa, shtetasi Marjel Fierza nuk disponon autorizim për mbajtje arme zjarri. Të gjitha veprimet e uniformave blu janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës
(S.SH/Shuplaka)