Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski kishte boshatisur llogarinë e tij prej kohësh.
Lajmi bëhet i ditur nga media maqedonase “Nezavise”, e cila shkruan se ish-kryeministri kishte tërhequr të gjitha paratë nga llogaria e tij bankare, në muajin shtator, në kohën që doli për një konferencë për shtyp, ku edhe akuzoi qeverinë aktuale se ishte viktimë e persekutimit politik.
Prokuroria Speciale Publike konfirmoi se nuk ka mundësi që të ngrijë llogaritë bankare të Gruevskit për shkak se aktualisht nuk ka para dhe pronë në emër të tij, ndërsa llogaritë e tij bankare janë zero. Përgjatë ditës së djeshme, Policia e Shtetit konfirmoi se sistemi TIMS tregonte qartazi se Nikolla Gruevski kishte përdorur Shqipërinë për të udhëtuar drejt Hungarisë, ku edhe ka përfituar azil politik.
Nikolla Gruevski u dënua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg. Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera penale.(J.D/Faxweb..al)
Discussion about this post