Mediat britanike raportojnë se autoritetet do të refuzojnë kërkesën për azil të Princeshë Haya, e cila u arratis drejt Londrës bashkë me dy fëmijët e saj.
Duket se Britania do ta marrë këtë vendim, pasi nuk kërkon të rrezikojë marrëdhëniet e saj të shkëlqyera tregtare me Arabinë Saudite.
Nga ana tjetër, Mbreti i Jordanisë Abdullah ka emëruar motrën e tij si shefe të Misionit në Ambasadën e Jordanisë në Britani.
Por, ky vendim nuk është pritur mirë nga ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, i cili pretendon se një emërim i tillë do të “dëmtonte” interesat e Jordanisë me britanikët.