36-vjeçari Ervin Gjini i shumëkërkuar pas arratisjes nga burgu, është kapur më në fund nga policia. Siç njofton policia, 36-vjeçari ka marrë leje nga burgu dhe nuk është kthyer më. Arrestimi i tij është bërë i mundur në lagjen “1 maji” në Vlorë.
Njoftimi i policisë
U largua nga vendi i vuajtjes së dënimit, kapet nga Policia e Vlorës i kërkuari:Ervis Gjini, 36 vjeç, banues në Vlorë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë në lagjen “1 Maji” Vlorë, për arsye se ky shtetas vitin e kaluar ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, por kur ka dalë me leje për në vendin e banimit Vlorë, ka tejkaluar afatet duke mos u kthyer më.
Gjithashtu, ky shtetas ka qenë në kërkim edhe për një tjetër vepër penale në fushën e vjedhjes pasi akuzohet për “Vjedhje” të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 323 dhe 134/2 të Kodit Penal.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post