Tre shqiptarë dhe një gjeorgjian të cilët u arratisën ditën e sotme në një paraburgim në shtetin grek, në mënyrë spektakolare, janë zbuluar se kush janë.
Pas arrestimit të njërit prej shqiptarëve në zonën Menidi në Greqi, është bërë i mundur identifikimi i tyre.
Sipas raportimeve të mediave greke të arratisurit janë shtetasit me iniciale M.F, Z.A dhe B.K.
Zougla.gr ka publikuar fotot e tyre dhe raporton se shtetasi shqiptar i arrestuar është 35 vjeç ndërsa për dy të tjerët nuk kanë mundur të bien në gjurmët e tyre.
Ndërkohë 3 të ndaluarit për drogë u arratisën mëngjesin e sotëm në mënyrë spektakolare duke këputur hekurat e dritares së qelisë. Ndërsa kanë zbritur nga kati i dytë me anë të një çarçafi. (M.Q/Faxweb)