Dy shqiptarëve, Leke Luca 42 vjeç dhe Roland Dajlani 33 vjeç, të arratisur sot nga burgu i Civitavechias në Romë.
Mediat italiane shkruajnë se për këtë rast, ndonëse nuk bëhet fjalë për të burgosur me rrezikshmëri të lartë, po bëhen hetime rrënjësore.
Referuar të dhënave të paraqitura në bazë të pamjeve të marra nga telekamerat e sigurisë, rezulton se dy të burgosurit shqiptarë nuk kanë pasur bashkëpunëtorë të tjerë që i kanë ndihmuar për tu arratisur.
Gjjithashtu kamerat tregojnë gjithashtu momentin kur ata kacavirren në murin rrethues, rënien e alarmit dhe gjithashtu kur të dy arrijnë të zbresin murin rrethues, duke u ndarë më pas në dy drejtime të kundërta.
Sipas imazheve, njëri prej tyre është larguar në drejtim të zonës së bregdetit, ndërsa tjetri drejt veriut, zonës së Aurelias.
Ndërkohë që policia i ka shpërndarë fotot e tyre në gjithë Italinë, ndërsa vazhdon mbikëqyrja nga ajri me helikopter.
(S.SH/Shuplaka)