Ish-shefi i shërbimit sekret DSK (Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit), Sasho Mijallkov është arrestuar mbrëmë sepse kishte informacione se mund të arratisej, raporton “Makfax”. Kjo thuhet në vendimin e Gjykatës Penale për të paraburgosur Mijallkovin, pasi që Prokuroria Speciale kishte vlerësuar se i akuzuari mund të arratisej.
Specialja lidhur me këto pretendime kishte siguruar informacione operative. Po ashtu është theksuar se në llogaritë bankare ka pasur miliona euro, që ishin në emër të Mijallkovit, ndërsa po ashtu është nënvizuar edhe pasuria e tij e patundshme, që mund të shitej dhe më pas i akuzuari të arratisej, shkruan agjencia maqedonase e lajmeve.
Mijallkov pasi që natën ta kalojë në burgun e Shutkës, ai sot pritet që të sillet në gjykatë për rastin “Target – Fortesa” që është hetuar po ashtu nga Prokuroria Speciale.