Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme në rrjetet sociale, duke publikuar mesazhin e mbërritur në adresë të tij nga një qytetar ku pretendohej se kandidati për bashkinë e Pogradecit, Ilir Xhakolli ishte ndaluar nga Policia pasi transportonte mallra kontrabanedë.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe Xhakolli i cili shprehet se ky lajm është I pavërtetë duke ju drejtuar Berishës me fjalët: “Sinqerisht më vjen keq për ju Sali Berisha. Një njeri në moshën tuaj dhe me funksionet që ka pasur, të arrijë në këtë derexhe. Por këtej nga anët tona thonë: Kur njeriu kalon në fazën e fundit të çmendurisë, fillon ha prej për dheri (çfarë të gjejë)”.
Reagimi i plotë:
Lidhur me një postim i cili po qarkullon orët e fundit.
Sinqerisht me vjen keq për ju Sali Berisha. Një njeri në moshën tuaj dhe me funksionet që ka pasur, të arrijë në këtë derexhe. Por këtej nga anët tona thonë: Kur njeriu kalon në fazën e fundit të çmendurisë, fillon ha prej për dheri (çfarë të gjejë)
Një këshillë miqësore kam për ty, para se të publikosh diçka pyet paraprakisht sepse u bëre gazi i botës dhe pogradecarët janë duke u tallur me ty.
Nuk do reagoja kundër shpifjes tuaj të ulët, por e kam detyrë morale të informoj qytetarët e Pogradecit. Gjendja juaj mjerane tregon edhe njëherë se 30 Qershori ndan shapin nga sheqeri, midis një politike të vjetër dhe shpifëse dhe politikës tonë për ti dhënë fund njëherë e përgjithmonë kësaj situate në 30 Qershor.
(F.GJ/FAXWEB.AL)