16:02 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

U arrestua dy ditë më parë, arratiset nga burgu 20-vjeçari. 6 grupe të FNSH-së janë nisur për kapjen e tij

13:07 | 09/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Alarm për sulm terorist?! Ç’po ndodh në Tiranë, Policia shton ndjeshëm masat e sigurisë

Ermirjon Nika arrestuar dy ditë më parë nga Policia e Pukës është arratisur nga burgu.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur 20-vjeçari ishte duke u transferuar nga dhomat e paraburgimit drejt burgut.

Për kapjen e tij janë nisur drejt Pukës 6 grupe të FNSH-së. Në lidhje me këtë ngjarje , menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për të nisur hetimin disiplinor dhe për të marrë masa drastike ndaj gjithë personave përgjegjës për këtë ngjarje , në Komisariatin e Policisë Pukë. Ndërko, po në lidhje me këtë ngjarje, Drejtori i SH. Ç. B. A, në Ministrinë e Punëve të Brendshme Eduart Merkaj ka nisur një grup kontrolli për të filluar hetimin penal ndaj personave përgjegjës.

DETAJET E PLOTA:

Më datë 09.09.2017, rreth orës 11.00, gjatë kohës që po përgatitej dokumentacioni për transferim në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Shkoder, është larguar nga dhoma e shoqërimit të Komisariatit të Policisë Pukë i arrestuari Ermirjon Nikja , 20 vjeç, banues në Don Bosko Laprakë Tiranë, i dënuar edhe më parë për “Vjedhje”.

Ky person dyshohet se ështê autor i grabitjes me dhunë në Gomsiqe të një shtetasi, ngjarje e ndodhur më datë 24.08.2017, i cili u kap më datën 06.09.2017 nga forcat e Komisariatit të Policisë nr 3 Tiranë për llogari të Komisariatit të Policisë Pukë. Sot i arrestuari Nikja kishte seancën gjyqesore pēr vlerësim të masës së sigurisë ku Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, ndaj tij.

Për kapjen e tij menjëherë janë nisur në drejtim të Pukës , 6 grupe të FNSH, si dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër. Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe është njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Kukës e Lezhë, si dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër e Kukës.

Në lidhje me këtë ngjarje , menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për të nisur hetimin disiplinor dhe për të marrë masa drastike ndaj gjithë personave përgjegjës për këtë ngjarje , në Komisariatin e Policisë Pukë. Ndërko, po në lidhje me këtë ngjarje, Drejtori i SH. Ç. B. A, në Ministrinë e Punëve të Brendshme Eduart Merkaj ka nisur një grup kontrolli për të filluar hetimin penal ndaj personave përgjegjës.

Nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike janë nisur specialistët e Rendit për të analizuar shkaqet e rrethanat e kësaj ngjarje. Po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit të lartpërmendur.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: arratiset nga burguemirjon nikapolicia
Pas

Prindër, nëse fëmijët ju thonë se “zysha është çmen dhe ka dhënë një mal me detyra”, ju lutem mos u bëni kot zemërdhembshur

Para

Kryeministri i Shqipërisë ngrihet nga karrigia për t’i dhënë dorën deputetes së re. Cila i rrëmbeu vëmendjen (FOTO)

Para
Kryeministri i Shqipërisë ngrihet nga karrigia për t’i dhënë dorën deputetes së re. Cila i rrëmbeu vëmendjen (FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë ngrihet nga karrigia për t’i dhënë dorën deputetes së re. Cila i rrëmbeu vëmendjen (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“S’mund të dalësh ashtu në fushë, është gabim”, Neuer nuk “kursen” Donnarumman, e sulmon pas dëmtimit të Musialës

Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të madhe me pisha

David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Ministri Hoxha dhe strukturat e IMT, IKMT, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit në terren

Flakët përfshijnë Evropën, Gjermania, Greqia dhe Turqia në luftë me flakët

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Aksidenti/ Talenti polak në luftë me jetën, vdes motra e tij

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës të Korçës, Fatjon Fasho

Finiq/ Dhunohet varri në varrezat e fshatit Vrion, dyshohet se është dëmtuar qëllimisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.