Prokuroria kërkon detyrim paraqitje për ish-kryetarin e komunës Kashar Besnik Fuçia, i cili u arrestua dy ditë më parë pasi akuzohej se kishte falsifikuar dokumentet, lidhur me lejet e ndërtimit të dy pallateve. (Lexo edhe ketu)
Arrest me burg kërkohet për investitorin e kompanisë Ina 2004, Stefan Çaushi. Arrest shtëpie kërkohet për Teuta Shehaj, mbesa e Çaushit.
Detyrim paraqitje kërkohet për Jurgen Memishaj, ish shef i zyrës së Urbanistikës në ish komunën Kashar.
Detyrim paraqitje u kërkua po ashtu dhe për Miranda Dyrmishajn, kolaudatore dhe për Vjollca Panin, sekretare e zyrës së planifikimit të territorit.
Kallëzimi u bë nga insvestitori Arben Petriti. Hetimet zbuluan se Petritit i është shkaktuar dëm financiar prej 1.5 mln euro. Gjyqtarja Rexhina Merlika tërhiqet për vendim.
(E.K/FAXWEB.AL)