Pasi u publikua urdhër arresti për të, tashmë janë zbardhur edhe 3 akuzat kryesore që rëndojnë mbi ish ministrin e Mjedisit, Lefter Kokën.
Akuzat ndaj tij janë konkretisht për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion”.
Siç duket Koka mund të ketë pasur ndonjë sinjal për këtë lëvizje dhe prandaj edhe muaj më parë konkretisht në datën 1 shtator ka dhënë dorëheqjen nga mandati deputetit.
Arrestimet kanë të bëjnë të gjitha me shpërdorime të detyrave publike. Vazhdon operacioni lidhur me këtë ccështje. Ndërkohë sipas burimeve masat janë dhenë në mungesë dhe janë miratuar nga gjykata e Posaçme.