Arbër Balliu, 32-vjeç i arrestuar në banesën e tij së bashku me një punonjës policie nuk është një emër i panjohur për autoritetet, pasi në vitin 2019 ai ka tentuar të vrasë shtetasin E.K. Menjëherë pas kësaj ngjarje Balliu ishte shpallur në kërkim dhe mbi të rëndonin veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”.
32-vjeçari konsiderohej nga autoritetet si një person shumë i rrezikshëm për komunitetin shqiptar, ndërsa Policia e Shtetit shkruante se i riu ishte akuzuar dhe më parë për vepra të rënda penale si plagosje me dashje, zhvatje, rrëmbim personi dhe tentativë vrasje.
Arbër Balliu u arrestua nga policia e Tiranës në banesën e tij në rrugën ‘Ndre Mjeda’ së bashku me një polic të identifikuar si Demiraldo Heta. Ndërsa në një banesë tjetër të tijën u sekuestrua një sasi lëndësh narkotike e cila po përgatitej nga një person i identifikuar si Igli Pojana, 56-vjec i cili u arrestua në flagrancë.
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 250.000 lekë të rinj, që dyshohet se këta persona i kanë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
(R.G/Faxweb.al)