Prokurorja e dorëhequr speciale, Katica Janeva është në gjendje të rëndë shëndetësore në Shutkë, pas ndalimit të saj para dy ditësh. Sipas portalit “Skopje1.mk”, ajo nuk ka qenë mirë që para se të arrestohet nga policia.
Siç raportohet, Katica përdor vazhdimisht ilaçe për qetësim dhe kundër depresionit. Ndërsa problem tjetër është edhe tensioni ilartë i gjakut. Ajo vazhdimisht është nën mbikqyrjen dhe kontrollet e mjekut. Janeva dyshohet në rastin “Reket”për keqpërdorim të detyrës zyrtare.