Policia e Tiranës pas një hetimi disa mujor ka vënë në pranga shtetasin Valter Ukcamaj, 35 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Por aksioni i policise ku ra në pranga 35-vjecari është në vijim të operacionit “Përsëritësit“ për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e gjobëvënies.
Sipas policisë personi i arrestuar i përket një grupi të strukturuar kriminal, dy anëtarët e tjerë të të cilit janë vënë më herët në prangat e policisë.
“Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të një grupi të strukturuar kriminal, dy prej të cilëve u arrestuan gjatë operacionit “Përsëritësit”, dyshohet se është autor i disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndodhur në periudha të ndryshme kohore në qytetin e Tiranës”, njofton policia e shtetit.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni “Përsëritësit“ për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e gjobëvënies.
Operacioni nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Vihet në pranga pjesëtari i tretë i një grupi të strukturuar kriminal.
Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në vijim të operacionit Përsëritësit”, pas një pune të mirëorganizuar dhe hetimi disajavor bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit V. U., 35 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
Shtetasi V. U. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të një grupi të strukturuar kriminal, dy prej të cilëve u arrestuan gjatë operacionit “Përsëritësit”, dyshohet se është autor i disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndodhur në periudha të ndryshme kohore në qytetin e Tiranës.
Nga ana e grupit hetimor vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve dhe disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këto persona.
Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.