08:01 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U arrestua për prostitucion në grup, shuma deri në 700 euro, dëshmon “Zogu i Tiranës”: Ngaqë isha i njohur…

09:53 | 25/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestimi i Hermes Nikajt, policia jep informacionin zyrtar: Në pranga 4 persona, mes tyre edhe një femër

Është zbardhur dëshmia e Hernes Nikajt, që u arrestua gjatë ditës së djeshme në Tiranë, nën akuzën e prostitucionit. Nikaj, i njohur ndryshe dhe si “Zogu i Tiranës”, ka mohuar akuzën e prostitucionit, pasi sipas tij vajzat kryenin marrëdhënie me dëshirë, dhe nuk kishin qëllim përfitimin financiar.

“Nuk kam ushtruar prostitucion, gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzave. Duke qenë se isha i njohur kisha shumë kontakte, dhe këta persona ua prezantoja mikeshave të mia”.

“Nuk bënim asgjë për lekë, unë i ndihmoja vajzat që të shkonin në hotele, ishin mikesha të mijat”, është shprehur më tej Nikaj.

Kujtojmë se Nikaj u arrestua gjatë ditës së djeshme, teksa ishte në një hotel në zonën e autostradës Tiranë-Durrës së bashku me një 47-vjeçar nga zona e Mamurrasit.

A.Gj., 47 vjeç, u arrestua po ashtu nga ana e policisë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Mësohet se Nikaj, përdorte disa qendra estetike si vend ku rekrutonte vajza, të cilat më pas futeshin në rrjetin e prostitucionin, dhe shkonin madje dhe me diplomatëtë huaj, në shuma që varionin deri në 700 euro.

Njoftimi i policisë për arrestimin e Nikajt:

Finalizohet operacioni “YOUR TURN”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit për prostitucion.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 4 shtetas, si dhe procedohen në gjendje të lirë dy shtetase.

Sekuestrohen shuma parash, automjete dhe aparate celularë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Seksionin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi gati 1-vjeçar me metoda proaktive ka finalizuar me sukses operacionin “YOUR TURN”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Your Turn”, shtetasit:

– H. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.

– A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në kuadër të këtij operacioni më datë 09.11.2019, janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit:

– A. B., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

– A. N., 43 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Kanada, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në kuadër të këtij operacioni ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për dy shtetase, 20 e 32 vjeçare banuese në Tiranë, të dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga rezulton se shtetasi H. N., siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Ndërsa shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka patur edhe shumë raste të tjera që shtetasit e lartpërmendur kanë dërguar femra në hotele dhe banesa të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe qytete të tjera, ku po punohet për dokumentimin e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 fuoristrada të markës BMW, 10 aparate celular të markës I-Phone, Black Berry, Samsung dhe LG, dhe një sasi lekësh, euro dhe dollarë.

Materialet e para procedurale ju përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prostitucion’’ dhe ‘’Shfrytëzimi i prostitucionit’’.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: deshmia e zogur te tiraneshermes nikajzbardhet deshmia e hermes nikajt
Pas

Kreu marrëdhënie seksuale me anë të presionit me 31 vjeçaren, pranga autorit

Para

“Ta harrojnë se më bëjnë presion”, flet gjyqtari Andri Ymeri që iu shkrumbua makina (video)

Para
“Ta harrojnë se më bëjnë presion”, flet gjyqtari Andri Ymeri që iu shkrumbua makina (video)

"Ta harrojnë se më bëjnë presion", flet gjyqtari Andri Ymeri që iu shkrumbua makina (video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”! Flamur Noka njofton strukturat e PD para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme

Sot takimi vendimtar në Stamboll! Ukraina kërkon paqe pa kushte, Rusia dërgon delegacionin për raundin e dytë

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.