Ditën e sotme policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të inspektoriatit tatimor dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.
Një ndër to ishte dhe Artan Kroi kryetar i PS-së në njësinë nr 3 në Tiranë. Lajmin më parë e bëri të ditur mbrëmjen e kaluar me anë të një postimi në rrjetet sociale deputeti i PD-së Myslym Murrizi i cili shkruante se ngjarja po fshihet me urdhër politik.
Më tej Murrizi shkruante se Artan Kroi nuk duhet të ishte fare në administrate,sepse ai rezulton i dënuar me 7 vjet burg për trafik nderkombëtare drogë në Greqi në vitin 2004 më emrin Marjels Kroj.
Postimi i plotë
Kryetari i PS ne njesine nr 3 ne Tirane Artan Kroi, drejtues ne Drejtorine e Pergjithesheme te Tatimeve ,mik i deputetes Klotilda Bushka eshte arrestuar per korrupsion dhe gjobvenie ndaj bizneseve, por ngjarja po fshihet me urdher politik.
Nga Ministria e Brendshme konfirmohet se Fatmir Xhafaj ka urdheruar fshehjen e ngjarjes dhe manipulimin e provave.
Artan Kroi nuk duhet te ishte fare ne administrate,sepse ai rezulton i denuar me 7 vjet burg per trafik nderkombetare droge ne Greqi ne vitin 2004 me emrin Marjels Kroj.
Duke nderruar emrin, banditi gjobevenes i Rilindjes është shmangur ligjit të dekriminalizimit.
Fatmir Xhafaj e ka te kote sepse nuk e shpeton dot trafikantin e droges se PS ne Tatime.
Artan Kroi duhet te denohet edhe per
mosdeklarim dhe fallsifikim te formularit te dekriminalizimit.
(M.Q/Faxweb)