Zyrtari i LSI-së i cili u arrestua padrejtësisht me akuzën për shpërdorm detyre dhe falsifikim të dokumentave por që pas ekspertizës rezultoi se firma e tij ishte falsifikuar, është liruar nga burgu.
Bëhet fjalë për Fatos Kajën, drejtues lokal i LSI në Kavaje, i cili mbante postin e Nënprefektit të Tiranës. Gjatë seancës, Avokati mbrojtës ka insistuar që në seancën e vleresimit të masës së arrestit, se në dokumentacionin e paraqitur si provë nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Kavajë, firma e Fatos Kajës ishte e falsifikuar.
Tashmë ky pretendim është i provuar shkencërisht me anë të akteve të ekspertimit, të kryera po nga prokuroria e rrethit gjyqësor Kavajë, ku ka rezultuar se firma e shtetasit Fatos Kaja është falsifikuar në 5 raste. Pas kësaj, prokuroria ka kërkuar masën e sigurimit “Detyrim paraqitje”, bazuar ne aktet e ekspertimit.
Fatos Kaja u arrestua disa muaj më parë në kuadër të hetimeve për abuzime me pronat në Kavajë.
(B.H/Faxweb)