Erzen Uka është një ish-komando i ushtrisë, i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan por që u arrestua nga zyra e Antiterrorit në Policinë e Shtetit si person i dyshuar me prirje radikale dhe që ka nxitur urrejtje me qëllim kryerjen e veprave terroriste.
Lidhur me këtë arrestim ka reaguar edhe ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho i cili shprehet se me shumë gjasa kjo do të përfundojë sipas tij në “u mbars mali polli një mi”.
“Si shumë veprime të tjera të policisë së shtetit, nga çka na ofruan si fakte, me shumë gjasa kjo do përfundojë u mbars mali e polli një mi”.
Spaho duke folur për shoqërimet e protestuesve nga ana e policisë, shkruan më tej në rrjetet sociale se arrestojnë të pafajshëm, madje i mbajnë sipas tij lidhur me pranga edhe kur janë në spital.
“Policia dhe zgjatimi i saj në prokurori janë të aftë të arrestojnë protestues të pafajshëm madje ti mbajnë lidhur me pranga kur janë në spital. Policia e Leshit le të arrestojë ata që kanë grabitur katër herë paratë në Rinas, të arrestojë bandat që vrasin e presin në Shkodër, të arrestojë zarbot e pushtetarëve në Elbasan që kanë marrë peng prej vitesh këtë qytet”, shkruan Spaho në reagimin e tij.
29-vjeçari me origjina nga Kruja kishte me shumë se dy vite që hetohet nga Krimet e Rënda, grup hetimor që drejtohet nga Eugen Beçi. I arrestuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. Në kanalin personal në YouTube ai ka postuar video ku shihen dy djemtë e tij të mitur, duke u stërvitur (Lexo këtu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)