Florenc Llanaj, ish drejtori i Spitali të Sarandës ka rezultuar negativ pas testit të bërë për COVID 19.
Përgjigja ka ardhur disa ditë pasi Llanaj iu nënshtrua testit për koronavirus i kërkuar prej avokatit të tij ndaj Gjykatës së Posaçme.
Sipas tij, Llanaj kishte probleme me shikimin dhe frikësohej se mund të infektohej në qeli.
Pas përgjigjes negative të analizave, ish drejtori i kapur në maj të vitit të shkuar për trafik droge, Florenc Llanaj duhet të qëndrojë në qeli deri në shlyerjen e deytimit të tij ndaj drejtësisë shqiptare.