03:43 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U arrestua për vrasjen në tentativë të ish-shefit të Policisë, jepët masa për Florenc Çapjen

17:38 | 02/07/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksioni i RENEA-as, arrestohet një tjetër anëtar i fisit Çapja (Emri)

Apeli ka klënë në fuqi  vendimin e Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, arrest me burg për Florenc Çapjen.

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në burg Florenc Çapjan, arrestuar pak ditë më parë gjatë një operacioni policor në Elbasan. Në seancën e zhvilluar sot për masën e sigurisë të Florenc Çapjes, relatori i Çështjes Tritan Hamitaj, ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë në Elbasan, atë të arrestit me burg.

Në seancën me dyer të mbyllura dhe çuditërisht pa prezencë të lartë të forcave të Policisë, iu rikomunikua masa e rivleresimit “arrest me burg” anëtarit të fisit Çapja në Elbasan, Florenc Çapja të arrestuar përpara rreth dy javësh në kuadër të operacionit të koduar “Krasta”, i cili çoi në pranga 10 persona.

Avokati i tij, Neshat Fana kërkoi me 17 Qershor ndryshimin e masës, ndërkohë gjykatësja Miranda Cekrezi vendosi ta lërë Florenc Capjan në burg. Çapja akuzohet për tentativën e vrasjes së ish-shefit të policisë rrugore, Fadil Mema, 13 vite më parë, janar 2006.

Ndërsa hetimet vijojnë për të mësuar nëse ai ka dorë në vrasjen e Memës në vitin 2015 në Itali. Gjithashtu, sot, gjyqtarja Miranda Çekrezi dha në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy personat e akuzuar si autorë të vrasjes në vitin 2012, të Gentian Beqirit dhe babait të tij, Ervis Bardhi 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan dhe Etien Cani. 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, vijojnë të jenë në kërkim policor, ndërsa përfshirja e tyre si autorë të vrasjes së dyfishtë u zbulua nga hetimet 1 -vjeçare.

Prokuror i cështjes ishte Ritvan Sukaj. Nga përgjimet e kryera që zbardhën disa ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit, u zbulua edhe një skemë korrupsioni në Autoritetin e Medias Audiovizive në Tiranë. Kujtojmë se një ditë më parë Gjykata e Elbasanit me gjyqtare Idush Maliqi, vendosi masën e sgurisë ‘arrest shtëpie’ për gazetaren Suela Mustën, anëtare e AMA-s dhe Adem Boriçin, pronari i i televizionit privat kabllor “Brado” të cilët akuzohen se kanë ndikuar në dhënien e licencës së transmetimit kabllor të fisit Çapja si dhe në disa persona të tjerë në Tropojë.

Ndërkohë, Bledar Karaj administrator i tv kabllor, Andrea Nathanaili ish-këshilltar juridik në AMA, Izmir Hajdari, Artan Drazhi dhe Ervin Tahiri Pronar i TV kabllor “Tata Junior” në Tropojë, janë lënë në burg.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: florenc capja
Pas

Cristiano Ronaldo ‘heq qafe’ Bonuccin: Dikur lider, pastaj tradhëtar dhe tani…

Para

VIDEO/ “Miriami që duke bërtitur bie si ‘thes'”, Albani tregon prapaskenat e klipit duam

Para
VIDEO/ “Miriami që duke bërtitur bie si ‘thes'”, Albani tregon prapaskenat e klipit duam

VIDEO/ "Miriami që duke bërtitur bie si 'thes'", Albani tregon prapaskenat e klipit duam

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.