Familjarët e Shpëtim Muharremit, nga fshati Levan i Fierit, i cili është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës për rrëmbimin e një vajze 17 vjeçare, shprehen se ajo ka ardhur me dëshire e saj. Sipas tyre ajo është e martuar me djalin e Shpëtim Muharremit, Edi Muharremin.
Edhe vetë vajza, A. D, për të cilën policia deklaron në njoftim zyrtar se po e kërkon ta gjeje, pohon për Fax News se ka ardhur ne familjen e Shpëtim Muharremit më deshirën e saj, pasi e do Edi Muharremin.
Ndërkohë që policia po punon për lokalizimin e 17 vjeçares, ajo gjendet në shtepine e Shpëtim Muharremit që është arrestuar. Raportohet se vajza ka qenë e martuar dhe më parë.
(M.Q/Faxweb)