Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e Xhuliana Aliajt, e cila akuzohet se kishte dhënë alarm falas, duke vënë në panik qytetarët pas tërmetit.
Berisha ka shpërndarë lajmin e publikuar në Faxweb.al ku ka dënuar ashpër prangosjen e vajzës, ndërkohë që thekson se Aliaj u arrestua vetëm se postoi në rrjetet sociale një shkrim të gazetës së Vatikanit.
“Çmenduria dhe banditizmi i narkohorrave me uniforme, Xhulianen e arrestuan se postoi në rrjetet sociale shkrimin e gazetës së Vatikanit (https://ëëë.avvenire.it/…/rischio-disastro-al-porto-di-dura…)
Denoj me ashpersine me te madhe kete akt banditesk te narkoqeverise se Edvin Mafise dhe kerkoj lirimin e menjehershem te Xhuliana Aliajt. sb”, shkruan Berisha.