Danjel Drobaj i arrestuar pasi dyshohet se hodhi kapsollan që i keputi gishitn efektivës së policisë Ina Nuku dhe Dorjan Protoduari i arrestuari për organizimin e tubimeve të paligjshme në protestën e Unazës së Re kanë bërë Apelim të masës së sigurisë të dhënë nga gjykata e Shkallës së Parë.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “burg pa afat”, për 18-vjeçarin Daniel Drobaj. 18-vjeçari akuzohet se hodhi kapsollën e cila i dëmtoi rëndë gishtat efektives së “Shqiponjave” Ina Nuka gjatë protestës e cila degjeneroi në dhunë para Kuvendit ditën e enjte. Drobaj u arrestua nga policia mbrëmjen e të premtes rreth 24 orë pas shpalljes në kërkim.
Ndërkohë që dhe për një nga banorët më aktivë të protestës tek Unaza e Re, Dorian Protoduari gjykata vendosi ‘arrest me burg’, për organizimin e tubimeve të paligjshme në protestën e Astirit.
(M.Q/Faxweb.al)