Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur sot lirimin e biznesmenit Rrapush Hoxholli dhe të gruas së tij Vjollca.
Ata u arrestuan dy ditë më parë nën akuzën e mashtrimit. Çifti Hoxholli janë të njohur në fushën e ndërtimeve, ndërsa qytetarë të shumtë i kanë akuzuar ata se u kanë shitur nga disa herë të njëjtat apartamente.
Shkak për këtë vendim të gjykatës është bërë mosha e madhe e biznesmenit Hoxholli, i cili është 75 vjeç. Për këtë arsye, referuar Kodit Penal, ndërtuesi do të hetohet në gjendje të lirë, së bashku me bashkëshorten e tij 56-vjeçare.
(E.K/FAXWEB.AL)