03:27 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U arrestuan me bujë për laboratorin e falsifikimit të dokumenteve, lirohet punonjësi i Bashkisë së Tiranës dhe një grua

14:50 | 06/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U arrestuan me bujë për laboratorin e falsifikimit të dokumenteve, lirohet punonjësi i Bashkisë së Tiranës dhe një grua

Enzo Hysko, punonjesi i Bashkise se Tiranes

Gjykata Penale e Tiranës liron nga qelia 2 nga 6 personat e arrestuar dje për falsifikimin e dokumentave, kartave të identitetit, pasaportave, etj., e që akuzohen se kanë ndihmuar një numër të lartë personash për ti kalur drejt vendeve të BE në mënyrë të jashtëligjshme.

Me kërkesë prokurorie, gjykata caktoi detyrim paraqitje për punonjësin e Bashkisë Tiranë, 29 vjeçarin Enzo Hysko dhe Valbona Badenin.

Ndërsa për organizatorin Lirim Shini dhe bashkëpunëtorët e tij Agron Hoxha, Henri Kurti dhe Myslym Hysko u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. Masa është mbajtur me dyer të mbyllura.

Njoftimi i policisë për aksionin: 

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve të shteteve anëtare të BE-së.

Operacioni policor i koduar “Laboratori”, i ndjekur prej 1 viti, me metoda speciale të hetimit.

Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arrestohen në flagrancë 6 persona.

Gjatë gjithë kohës së zhvillimit të operacionit janë vënë në pranga dhe 6 shtetas të tjerë.

Zbulohet dhe sekuestrohet një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara.

Pas një hetimi njëvjeçar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së falsifikimit të dokumenteve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve të shteteve anëtare të BE-së, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tinarë, finalizoi me sukses operacionin e koduar  “Laboratori”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L.Sh., 56 vjeç, A. H., 64 vjeç, M. H., 56 vjeç, V. B., 57 vjeçe, E. H. 29 vjeç, banues në Tiranë dhe H. K., 63 vjeç, banues në Lezhë.

Po gjatë kohës së ndjekjes së operacionit janë arrestuar më parë edhe shtetasit A. T., E. S., V. S., E. R., P. B. dhe Th. T.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kryenin falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, për të bërë të mundur kalimin e paligjshëm të kufijve për në vendet e BE-së, me qëllim qëndrimin si rezident, si dhe përdorimin e dokumenteve për transit në Angli.

Në cilësinë e provës u sekuestruan një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara, i cili funksiononte në banesën e dytë të shtetasit L. SH.

Gjithashtu u sekuestrua një automjet dhe 11 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

 

Pas

Video/ Aktivistët çojnë arkivol përpara Bashkisë, shënohen përplasje të ashpra me policinë

Para

Basha propozon reformë radikale të sistemit zgjedhor: Parlament me 2 dhoma, si do të zgjidhet ‘Senati’ shqiptar (Të gjitha propozimet)

Para
Basha propozon reformë radikale të sistemit zgjedhor: Parlament me 2 dhoma, si do të zgjidhet ‘Senati’ shqiptar (Të gjitha propozimet)

Basha propozon reformë radikale të sistemit zgjedhor: Parlament me 2 dhoma, si do të zgjidhet 'Senati' shqiptar (Të gjitha propozimet)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.