Paraditen e sotme forcat e policisë RENEA dhe FNSH, kanë kryer kontroll të befasishëm në një banesë në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë.
Sipas burimeve nga Policia, i shumëkërkuari është arrestua dhe është identifikuar si Barush Bregu, 33 vjeç i lindur në Shkodër.
Bregu është arrestuar për llogari të Policisë së Shkodrës, ku në po të njëjtin qytet kishte disa procedime penale.
Ky shtetas është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia, në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Gjithashtu pretendohet se është pjesë e nja bande kriminale.
Përpos Bregut është ndaluar dhe një tjetër i dyshuar si bashkëpuntorë i tij me iniciale B.Ç 21 vjeç.
Në foton e mëposhtme janë dy të arrestuarit nga ana e policisë. Të arrestuari janë, Barush Bregu dhe Bajram Çekorja.