Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit ka shtyrë seancën paraprake për Enkelejda Hoxhën dhe 9 të pandehurit e tjerë të cilët u arrestuan në muajin shkurt për korrupsion.
GJKKO vendosi që seanca e radhës të mbahet më 28 shtator ora 13:00, ndërsa në seancë do të vendoset nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim. Sipas burimeve të “Fax Neës”, SPAK ka kërkuar akt ekspertimin e 3 laptopëve të Enkelejda Hoxhës.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit gjatë muajit shkurt zhvilloi një mega-operacion që çoi në pranga 10 persona, përfshirë gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, dhe zyrtarë të tjerë të këtij institucioni.
Burime bënë me dije se gjyqtarja Hoxha në bashkëpunim me disa persona të tjerë, po përgatiteshin që të nxirrnin nga burgu shtetasin Sajmir Petani.
Ky i fundit është i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe ishte ekstraduar nga Italia vetëm në Maj të 2020-tës, por duket se i rrinte “ngushtë” burgu i Fushë Krujës, dhe për këtë ka nisur tratativat për korruptimin e gjyqtares Hoxha, e cila është e famshme për lirimin nga burgu të personazheve të njohura të botës së krimit.