Ka përfunduar seanca gjyqësore për policët dhe zyrtarët e arrestuar në Durrës dhe Shijak, e cila ka nisur në orën 09:00 të mëngjesit dhe ka përfunduar rreth orës 17:00 ndërsa vendimi është dhënën në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme.
3 ditë më parë, Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Durrës, në bashkëpunim e nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, arrestoi një sërë zyrtarësh policorë, inspektorë vendor, përfaqësues të pushtetit lokal e ndërtues, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, që është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme.
Lista e emrave të personave të arrestuar dhe përkrah tyre masa që është dhënë nga Gjykata:
Komisar Besnik Domi, me detyrë Shef i Rendit në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës i është dhënë masa ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘pezullim nga detyra’.
Nënkomisar Sami Xhafa, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” i është dhënë masa ‘pezullim nga detyra’ dhe ‘detyrim paraqitje’.
Nënkomisar Ermand Petova, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” i është dhënë masa ‘arrest me burg’
Nënkomisar Nikoll Marku, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” i është dhënë masa ‘pezullim nga detyra’.
Inspektor Agim Osmani, me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” i është dhënë masa ‘arrest me burg’ (i cili nuk është ndjerë mirë dhe është shoqëruar në spitat pasi kishte humbje ndjenjash).
Inspektor Dëshir Dakoli, me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” i është dhënë masa ‘arrest me burg’.
Inspektor Gani Dama, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, person i shpallur në kërkim.
Inspektor Haxhi Shera, me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” i është dhënë masa ‘arrest me burg’.
Inspektor Petrit Neziri, me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” i është dhënë masa ‘arrest me burg’.
Inspektor Ndriçim Shika, me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” i është dhënë masa ‘arrest me burg’.
Gjergj Gërco, me detyrë Sekretar i Njësisë Administrative Sukth, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” i është dhënë masa ‘arrest me burg’.
Jul Kacadej, me detyrë specialist në IMT Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” është pezulluar nga detyra.
Marius Shahini, me detyrë Kryeinspektor i IMT Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” është dhënë masa ‘detyrim paraqitje’.
Dritan Koçi posedues dhe zhvillues i objektit të ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” i është dhënë masa ‘detyrim paraqitje’.
Paulin Meta, posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” ka marrë masën ‘detyrim paraqitje’
Gjon Zefi, posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” i është dhënë masa ‘detyrim paraqitje’.
Adem Lika posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimi pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” është lënë në burg.
Qerim Doka, posedues dhe zhvillues i objektit ndërtim pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” i është dhënë masa ‘detyrim paraqitje’.
Adem Nika, me detyrë specialist i Armatimit në DVP Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” është pezulluar nga puna
Të gjithë personat e arrestuar janë përfaqësuar me avokatët e tyre, pa qenë e nevojshme që të kenë mbrojtje të caktuar nga shteti.
Jashtë dyerve të Gjykatës ishin mbledhur dhjetra familjarë të personave të arrestuar, pasi seanca është mbajtur me dyer të mbyllura.
Në një njoftim të dhënë për mediat dy ditë më parë, Ministria e Brendshme sqaroi se në operacion për arrestimin e 17 personave, morën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa mbetet në kërkim ende një person.
Deri në operacionin “Abuzuesit”, janë zhvilluar hetime disa muaj, në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Durrësit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post