Pesë shtetas shqiptarë kanë dalë para gjykatës këtë të martë, pas arrestimit të tyre nga autoritetet gjermane për transportim kokaine në 2018.
Shtetasit e identifikuar si Emiljan H., 38 vjeç, Klajdi D., 25 vjeç, Dashamir N., 34 vjeç, Dario L., 22 vjeç dhe Alberto K., 40 vjeç, i cili mendohet se është kreu i bandës, i njohur si person me mbi 15 identitete të ndryshme, kanë dalë përpara trupit gjykues në Landshut.
Pesë personat dyshohet se futën në vend plot 1.8 tonë kokainë, me vlerë 400 milionë euro, ndërsa mbetën të arrestuar në saj të një operacioni të autoriteteve gjermane në prill të 2018.
Sipas prokurorisë, shqiptarët të cilët transportonin lëndë narkotike të fshehur brenda kutive të bananeve, në një ngarkesë që vinte nga Ekuadori drejt portit të Hamburgut, dyshohet të jenë pjesë e një bande kriminale ndërsa procesi gjyqësor ndaj tyre pritet të zgjas deri në muajin qershor.
Në padinë e ngritur ndaj këtyre personave, cilësohet se ata kanë organizuar trafikun më të madh të kokainës në vend. Kutitë me banane që vinin nga Ekuadori ishin të destinuara për supermarkete të ndryshme gjermane.
Para se bananet të dalin në shitje, ato vendosen në . Atje zakonisht kalojnë disa kohë për të marrë ngjyrën. Kjo duhej se shfrytëzohej nga shqiptarët. Ata akuzohen se janë futur brenda dhjetë “dhomave të pjekjes” në zona të ndryshme në Gjermani, për të marrë kokainën nga kutitë.
Ndërkohë, sipas autoriteteve gabimi i trafikantëve që do të sillte edhe arrestimin e tyre në 2018, ishte shpërndarja e menjëhershme në disa supermarkete, e disa prej kutive me banane ku ishte vendosur lënda narkotike, ndërkohë që bananet para se të dilnin në shitje duhej të vendoseshin në të ashtuquajturat “dhomat e pjekjes”.
Ky fakt ka ngritur dyshime, ndërkohë nga investigimet autoritetet u shprehën se ishin në total 10 supermarkete bavareze në qarkun Passau dhe në Bavarinë e Sipërme, në të cilat policia zbuloi 180 kg kokainë, pistë kjo e cila do ta çonte tek gjetja e sasisë së madhe.