Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka dhënë sot masën e vlerësimit ndaj grupit të rrezikshëm të vjedhjeve të banesave në Cakran.
Grupi u kap në flagrancë nga policia në një operacion të policisë i quajtur “Shëtitesit”. Të katër këta persona kanë dalë sot para trupit të gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Ata janë me inicialet A.L 27 vjec nga Vlora, E.D 31 vjeç Vlora, A.L 31 vjec nga Vlora dhe L.N 24 vjeç nga Frakulla.
Prokurori Elida Hoxhaj ka kërkuar për të katërt masën e arrestit burg pa afat. Të njëjtën masë ka kërkuar dhe gjyqtarja Marsela Dervishi që ka lënë në fuqi kërkesen e prokurorit ‘arrest ne burg’ .
Ata nuk kanë folur parë para trupit gjykues.
(M.Q/Faxweb.al)